25-vjeçari pati një vit të mrekullueshëm duke thyer rekorde të shumta, sidomos me fanellën e Barcelonës.
.jpg)
Ai arriti të mposhtë konkurrencën e bashkëlojtarit të tij, Andres Iniesta dhe rivalit kryesor Cristiano Ronaldo, për t’u bërë pjesë e historisë. Lionel Messi e fitoi çmimin ‘FIFA Topi i Artë’ duke rrëmbyer 41.6 % të votave, përpara Cristiano Ronaldos me 23.68 % dhe Andres Iniestas me 10.91 %.
Messi e ka fituar ‘FIFA Topin e Artë’ në katër vitet e fundit (2009, 2010, 2011 dhe 2012), ndërsa ky ishte viti i gjashtë radhazi që merrte pjesë në treshen finale.

Gjatë vitit që lamë pas, mes tjerash, Messi ishte golashënuesi më i mirë në La Liga në sezonin 2011/2012, me 50 gola. Theu rekordin e Gerd Muellerit për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik (ka shënuar 91 gola në vitin 2012), ndërsa sa u përket trofeve, fitoi Kupën dhe Superkupën e Spanjës.
Futbollistja më e mirë e vitit u shpall amerikania Abby Wambach.


