Kerko
Dhia që e priti trenin
Shpeshherë ndodh që kafshët të përfshihen në situata qesharake, ndërsa në një stacion në Zvicër është fotografuar një dhi duke “pritur” trenin.
Punëtorët në stacionin hekurudhor ishin habitur kur e kanë vërejtur dhinë duke qëndruar e qetë në stacion. Ajo nuk ishte frikësuar aspak kur i ka parë, sikur të ishte një ‘pasagjere’ e rregullt.
“Nuk e dimë si ka shkuar në stacion, por tani gjendet në fermë, në vend të sigurt”, ka thënë një zëdhënës policie.
Dhia është dërguar te pronari falë një çipi që e ka pasur nën lëkurë. /KanaliSHQIP/
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 KanaliSHQIP. Powered by Blogger.


