Kerko

13-vjeçari me Mercedes nëpër Evropë


Një 13-vjeçar iku nga prindërit që e kishin adoptuar në Itali dhe u nis në rrugë për në vendlindjen e tij, Poloni, edhe atë me Mercedes. Gjatë udhëtimit dyditor, djaloshi arriti të tejkalojë portat e pagesave nëpër autostrada dhe dy ‘kufij’ ndërkombëtarë duke udhëtuar nëpër Italinë veriore, Austri dhe gjysmën e Gjermanisë. “Ai duket si 16-vjeçar. Ka arritur të marrë karburant dhe të kalojë dy kufij. Është e pabesueshme”, ka thënë Eleonora Spadati, një përfaqësuese e karabinierëve. Siç transmeton AFP, djaloshit i ka munguar vendlindja e tij dhe ka dashur ta shohë motrën biologjike. Megjithatë, policia gjermane e ka ndalur atë vetëm 200 kilometra larg kufirit me Poloninë. /KanaliSHQIP/
Share this video :
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 KanaliSHQIP. Powered by Blogger.
 
Mundesuar nga: KanaliSHQIP | |
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara © 2013. KanaliSHQIP -