Kerko

Gjarpëri 3 metra në avion, panik mes pasagjerëve

Një skenë tipike për filmat hollivudian ka ndodhur në bordin e avionit Qantas që udhëtonte nga Cairns, Australia veri-lindore në Port Moresby, Guinea e Re. 

Pasagjerët janë tmerruar kur kanë parë një piton tre metra të gjatë, të ngjitej në një krahë të avionit dhe ka qëndruar atje për gjatë gjithë fluturimit që ka zgjatur 2 orë. Zvarraniku është pikasur menjëherë nga pasagjerët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë personelin, ndërkohë që kanë fotografuar dhe filmuar të gjithë ngjarjen. Pas mbërritjes në destinacion, pitoni është gjetur i ngordhur, por ende i mbërthyer pas krahut të avionit. Sipas ekspertëve pitoni ishte i species ametistina, që zakonisht fshihen në ambiente të mbyllura në pritje të presë.

Ndiq videon me poshte
Share this video :
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 KanaliSHQIP. Powered by Blogger.
 
Mundesuar nga: KanaliSHQIP | |
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara © 2013. KanaliSHQIP -