Kerko

Juventusi mundë Milanin

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Coppa Italias pasi e eliminoi pas vazhdimeve Milanin, me rezultat 2-1.
Sfida e zhvilluar në stadiumin e ri të Juventusit u përshkua nga një fillim i fuqishëm.
Stephan El Shaarawyt iu nevojit pak hapësirë, shumë pak haëspirë për ta lënë pa mundësi portierin kundërshtar për epërsinë e Rossonerëve dhe heshtjen e 45 mijë Bianconerëve (6’).
Vetëm gjashtë minuta më vonë (12’), Sebastian Giovinco ia shkatërron edhe ato pak vite karrierë Marco Amelias me një supergol nga gjuajtja e lirë për 1-1.
Ndeshja mbaroi me këtë rezultat dhe sfida u vendos në vazhdime, ku më i sakt u tregua ‘ujku i vjetër’ Mirko Vucinic, (95’), i cili shënoi për 2-1 dhe fitoren e vendasve.
Juventusi kështu kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet për një vend në finale me Lazion

Share this video :
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 KanaliSHQIP. Powered by Blogger.
 
Mundesuar nga: KanaliSHQIP | |
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara © 2013. KanaliSHQIP -