Kerko

Sneijderin do te transferohet brenda 24 oreve


Drejtori i Galatasarayt, Bulent Tulun, ka pohuar se ai pret që e ardhmja e mesfushorit të Interit, Wesley Sneijder, të vendoset brenda 24 orëve.
Klubi nga Stambolli ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e holandezit dhe se është vetëm lojtari ai që duhet të vendosë.
“Në përgjithësi, mund të them se bisedimet kanë qenë pozitive, por ai ende nuk ka vendosur. Ai ka për të biseduar me familjen”.
“Sneijder do të marrë një vendim brenda 24 orëve. Mendoj se po shkon mirë, por unë nuk mund të them asgjë definitivisht. Shpeshherë, transferet që janë 99 përqind të përfunduara nuk ndodhin. Për këtë arsye, unë nuk po them asgjë. Brenda 24 orëve do të dihet gjithçka”, ka potencuar Tulun.
Sneijder nuk ka luajtur për Interin që nga shtatori për shkak të refuzimit për të rinovuar kontratën me zbritje të pagës. 
Kliko ne kutin anash per te lexuar me shume
Share this video :
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 KanaliSHQIP. Powered by Blogger.
 
Mundesuar nga: KanaliSHQIP | |
Te gjitha te drejtat jane te rezervuara © 2013. KanaliSHQIP -